Çështja e të pagjeturve të kushtëzohet me integrimin e Serbisë

08:27 | 4 Prill 2017
M. A.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, e ka fajësuar bashkësinë ndërkombëtare për mospërfshirjen e çështjes së të pagjeturve në dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se arsyetimi i faktorit ndërkombëtar për refuzimin e kërkesës së familjarëve të të pagjeturve ka qenë se dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një natyre tjetër. Gjetaj ka theksuar se fati i të pagjeturve është peng i politikës së Beogradit. Ai ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që fati i të pagjeturve të shikohet me prioritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme