Çështja e taksës, nis takimi mes Kosovës e Bosnje Hercegovinës

12:53 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Vendimi për çështjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës, ka bërë që të nis në Sarajevë edhe një takim mes delegacioneve të këtyre të fundit dhe të shtetit të Kosovës
Delegacionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe të Kosovës do të flasin për vendimin e taksës ndërsa përveç zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të të dyja palëve, pjesë e këtij takimi në Sarajevë janë edhe përfaqësuesit e CEFTA-s.

Gjithashtu raportohet se në takim është i pranishëm edhe një përfaqësues i Ministrisë Shqiptare të Financave.

Bosnja dhe Hercegovina bëhet e ditur se është dëmtuar me 4.5 milionë dollarë amerikanë që kur Qeveria e Kosovës ka futur tatim mbi produktet e tyre, ka thënë për median boshnjake Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BiH, Mirko Saroviq.

Më 21 nëntor, Kosova vendosi një tarifë 100% taksë për të gjitha mallrat e prodhuara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, duke ashpërsuar vendimin paraprak prej 10% të cilat u imponuan më 6 nëntor.

Sipas raporteve të zyrtarëve serbë dhe boshnjakë, tarifat janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA), nga të cilat të tre territoret janë nënshkruese.

Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, ka lëshuar tarifa të ngjashme përpara dhe rregullisht pretendon se produktet e saj nuk trajtohen në mënyrë të barabartë në tregjet e anëtarëve të tjerë të CEFTA, duke deklaruar se taksa 100% mund të hiqet vetëm kur Serbia njeh shtetësinë e Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme