Google ADS

Çështja e presidentit vetëm kështu mund të shmangën zgjedhjet e reja

08:10 | 21 Mars 2021
A Z

Nuk ka votë për Vjosa Osmanin si presidente e vendit nga partitë opozitare.

Skeptike mbetet edhe mundësia e qëndrimit në sallë të deputetëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas analistit Fatmir Sheholli, shpëtim për vendin do të ishte një kandidat jo partiak.

“Kosova ka nevojë imediate që të formojë institucionet e shtetit të Kosovës. Në këtë aspekt Kosovës i nevojitet reformë e thellë politike, që d.m.th se një kandidatë konsensual, pra jashtë partiak do të ishte e shëndosh për demokracinë dhe natyrisht do t’i shmangte edhe zgjedhjet eventuale”.

Lutfi Haziri i LDK-së ka shprehur qëndrimin se duhet të përkrahet Osmani.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, që njihet edhe si përkrahëse e Lutfi Hazirit.

“Gabuam që përjashtuam Vjosa Osmanin nga LDK-ja”, është shprehur Bunjaku ditë më parë, derisa kur është pyetur nga portali nëse do të ketë qëndrim ndryshe nga partia, ajo nuk pranoi të prononcohet.

“Referojuni deklaratave të mëhershme, jam shumë e zënë”, është shprehur Bunjaku.

Portali arbresh.info mëson nga burime brenda LDK-së se pritet të ketë qëndrim ndryshe nga partia.

Analisti tjetër Shkodran Ramadani, vlerëson se vendi nuk do të ketë shpëtim nga zgjedhjet, nëse nuk i bëhet kuorumi nga LDK-ja.

“Varet prej LDK-së, se a do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të Vjosa Osmanit si presidente. Vjosa s’e përfaqëson unitetin politik në Kosovë pasi vjen nga një parti tjetër dhe ajo mund ta sigurojë kuorumin për atë seancë vetëm me kërcënimin për shkuarje në zgjedhje të reja. Partitë opozitare frikësohen me shku prap në zgjedhje dhe mund të lëshojnë pe në pjesëmarrjen gjatë seancës për votimin e Vjosa Osmanit”, vlerëson Ramadani.

16 prilli është përfolur si datë për votimin e presidentit.

Për më pak se një muaj pritet të shihet nëse do të sigurohen 81 votat e nevojshme nga Lëvizja Vetëvendosje për të votuar,  Vjosa Osmanin si presidente./V.Selimi/arbresh.info/

Të ngjashme