Google ADS

Çështja e penalizimeve nga kontrata me Bechtel-Enkën mund të përfundojë në Arbitrazh

11:56 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj ka raportuar të martën para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me pretendimet e Bechtel – Enka, për penalet që kanë derivuar nga mos përmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri Lekaj para komisionit ka thënë se çështja e kësaj kontrate mund të shkojë në arbitrazh.

Sipas ministrit Lekaj, kërkesa e Bechtel Enkas ka ardhur si pasojë e vonesës së pagesave nga qeveria e Kosovës, raporton arbresh.info

“Me 2 korrik të vitit 2014 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e autostradës Arbën Xhaferi me afat të përfundimit 42 muaj. Pas vonesës së pagesës nga qeveria e Kosovës dhe ngecjes së përparimit të planit qeveria ka kërkuar zgjatje të afatit. Ministri i atëhershëm Zharku kishte kërkuar zgjatjen e afatit me një kosto mbi 14 milionë, por qeveria e kishe kthyer pas këtë ankesë duke thënë se duhet të vendos vetë komiteti ndërministror. Marrëveshja për zgjatjen e afatit është nënshkruar pa u caktuar kostoja.  Kërkesa e kontraktorit ku ishin pretenduar 63 milionë është në emër të zgjatjes së kontratës”.

Sipas ministrit është kërkuar hetimi i kësaj shume, të cilët mbikëqyrësit i kanë refuzuar dy pika të kërkesës.

“Ministria ka kërkuar nga mbikëqyrësit e kontratës ta hetoj këtë shumë. Mbikëqyrësi ka refuzuar dy pika të kërkesës”.

Ministri Lekaj ia ka hedhur fajin qeverisë së kaluar.

“Është fakt i pamohueshëm që qeveria nuk i ka bërë pagesat e nevojshme për shpenzimet e kontraktorit sipas planit.  Në vitin 2014 janë paguar 25% më pak se sa është dashur të paguhen. Ne vitin 2015 janë paguar 50% më pak se asaj çka është dashur të paguhen. Në vitin 2016 ka paguar 42% më pas se sa është dashur të paguhen. Qeveria ka ndikuar drejtpërdrejtë  =me vonesat e pagesave. Zgjatja e kontratës është si pasojë e mos pagesës me kohë të qeverisë”.

“Kjo shumë e kërkuar e kontraktorit janë për periudhën 2014 -2016 dhe jo për periudhën 100 ditore kjo është krejt ajo çka kemi trashëguar. Qeveria asnjëherë nuk e ka materializuar këtë dhe shumën e mëhershme prej mbi 14 milionë euro tani qeveria duhet të diskutoj për një kosto prej 60 mije euro”.

Sipas Lekajt kjo çështje rrezikon të shkojë në gjykatën e arbitrazhit.

“Kjo çështje rrezikohet të shkojë në arbitrazh. Qeveria ka hyrë në vonesë të pagesave. Qeveria kishte për detyre të paguante kontraktorin”, ka përfunduar ai.

Kontrata ishte paraparë të përfundojë me 20 janar 2018 për shkak të vonesave të pagesave nga qeveria kjo e fundit ka kërkuar zgjatjen e afatit deri me 31 dhjetor 2018./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme