Google ADS

Çështja e Manastirit e dërgon Hotin në Deçan, takohet me komandantin e KFOR-it dhe kreun e kësaj komune

12:03 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur në Komunën e Deçanit ku është pritur nga kryetari Bashkim Ramosaj, raporton Arbresh.info.

Hoti bashkë me ekipin e tij hyn në takim ku do të flasin për gjetjen e një zgjidhje për vazhdimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Në këtë takim kanë ardhur edhe komandati i KFOR-it në Kosovë, Michele Risi.

Ndryshe, shefi i qeverisë pas takimit me kryetarin e Komunës do të vazhdojë vizitën në Manastirin e Deçanit.

Së fundmi temë diskutimi ka qenë ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë. Këto punime ishin pezulluar nga kryeministri Hoti, pas reagimeve të Manastirit të Deçanit se punimet po bëhen në Zonën e Mbrojtur të tij./ Arbresh.info/

Këto janë fotografit nga vizita :

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme