Çështja e Asociacionit, Kusari-Lila: Në këtë kohë s’ka mundësi që draft-statuti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

22:27 | 9 Maj 2024
R J

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ishte temë diskutimi në edicionin e sontëm të Rubikon.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se në këtë moment nuk ka mundësi në këtë kohë që draft-statuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Duhet të dërgohen vendime, ose ligje në momentin kur ato miratohen dhe kontestohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Rrugëtimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duket se ka hasur në probleme.

Kjo pasi që vendet si Franca dhe Gjermania, thuhet se po kërkojnë nisjen e procesit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Të ngjashme