Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se kanë ardhë shumë vërejtje në adresë të këtij institucioni për mos implementim të masave të pakos emergjente.
Ky është sqarimi i saj i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.
Dua të ju bëj me dije disa gjëra.
E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.
Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetë burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike POR këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.
E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.
Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.
Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbeshtetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.
Ju faleminderit!
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...