Google ADS

Certifikohet nga FSK-ja grupi i tretë i kursantëve nga Ukraina

14:23 | 19 Korrik 2024
E.K

Sot me ceremoni u certifikuan grupit i tretë i kursantëve nga Ukraina në trajnimin EOD 1/2.

Sipas njoftimit të FSK-së bëhet e ditur se kursantët janë trajnuar në njohjen e mjeteve shpërthyese.

“Për 6 javë trajnim nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët Amerikan të EUCOM, kursantët janë trajnuar në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

Në ceremoni Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Naim Haziri ka uruar kursantët duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre fisnik, ai gjithashtu ka cekur rëndësinë e përkrahjes së ofruar nga FSK si ushtri e rreshtuar me aleatët perëndimor për të ndihmuar Ukrainën në misionin e largimit të mjeteve të pashpërthyera.

“Kursantët do të kthehen në Ukrainë dhe do të japin kontributin në njësit e tyre për eliminimin e rreziqeve nga mjetet shpërthyese. Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar kapacitetet e saj në mbështetje të vazhdueshme për të ndihmuar Ukrainën të përballoi invazionin që i bëri rusia”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme