Certifikohen zyrtarët policorë nga Kosova dhe Shqipëria në “Trajnimin Themelor për Teknik të Bombave”

18:50 | 18 Tetor 2024
R J

Në bazën e Njësive Speciale “Vrella”, përfundoi me sukses “Trajnimi Themelor për Teknik të Bombave”, ku pesë zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë u certifikuan pas trajnimit intensiv.

Ky program, i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Speciale për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME), përfshiu trajnim teorik dhe praktik, me qëllim rritjen e kapaciteteve në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve eksplozive.

“Bashkëpunimi mes policive të të dyja vendeve ka kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme