Google ADS

Certifikohen ushtarakët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”

14:29 | 27 Shtator 2024
K.B

Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar ushtarët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”.

Siç thuhet në njoftimin e tyre për media, ku trajnim kishte për qëllim aftësimin e kursantëve për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura në ambiente fushore.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, në Komandën e Logjistikës në Qendrën Trajnuese të Regjimentit të Mjekësisë në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar ushtarët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”- Gjenerata 02/2024, që kishte për qëllim aftësimin e kursantëve për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura në ambiente fushore”, thuhet në njotimin e FSK-së.

Tutje thuhet se  programi i kursit përmban tema të aspektit teorik dhe praktik si: kontrolli i vend incidentit, kontrolli i të lënduarve, frymëmarrja, sistemi respirator, lëndimet e kokës – niveli vetëdijes, ringjallja kardiopolmunare, sëmundjet dhe lëndimet e pa pritura, qasja venoze tek i lënduari etj.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ngritjes së kapaciteteve është duke realizuar trajnime në fushat specialistike për të qenë të përgatitur në përmbushjen e misionit të saj”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme