Në kuadër të projektit “Zgjerimi i Vip Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë” në Bogë, Rrugovë dhe Deçan ne datat 29-30 qershor 2018, është organizuar trajnimi për Shënjuesit e Shtigjeve.
Ky trajnim ka përfshirë një program dy ditor, në fushën e shënjimit të shtigjeve me ligjërata teorike në lidhje me standardet dhe strukturën ligjore ekzistuese te shtigjeve malore, zhvillimin e dokumentacionit, si dhe bazat e leximin e hartave, dokumentet e punës për përgatitjen e shtigjeve, parametrave për shënjimin e shtigjeve dhe punë praktike mbi shtigjet se si shënjohet shtigjet malore. Trajnimi ka përfshirë dy module kryesore: projektues dhe shënjues te shtigjeve malore.
Ky trajnim i ka ndihmuar pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri specifike në lidhje me standardet për shtigjet, përfshirë rregullat për shënjimin, markimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ky trajnimi ka qenë kombinim i pjesës teorike me atë praktike dhe është zhvilluar ne shtigjet e Via Dinarica që do të lidhin Kosovën me Shqipërinë. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit janë pajise me certifikatë si në linjë me standardet ndërkombëtare.
Njohuritë e fituara nga ky trajnim do të përdoren pikërisht nga Klubet Bjeshkatare nga Kosova dhe Shqipëria për zhvillimin dhe markimin e shtigjeve Via Dinarika që do lidhin këto dy vende ne promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor.
Gjithashtu, realizimi i projektit do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik në zonën ndërkufitare nëpërmjet modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore, duke nxjerrë në pah karakteristikat e përbashkëta të zonës.
Me hollësisht, projekti do të zhvillojë dy shtigje të reja ecje dhe biçikletash që do të lidhin Kosovën, Bjeshkët e Nëmura, Gjakovën, Deçanin, Junikun, Pejën dhe bashkitë Shqiptare të Qarkut të Kukësit dhe Qarkut të Lezhës.
Vlera e përgjithshme e projektit “Zgjerimi i ViP Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë” është 444,684.38 euro, nga të cilat 377,981.73 euro financohen nga Bashkimi Evropian që përbën 85 për qind të vlerës së përgjithshme të projektit.
Zbatimi i projektit filloi në 15 mars 2018 dhe do të vazhdojë 24 muaj dhe po zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve në territorin Kosovës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit në territorin Shqipërisë.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve