Certifikohen 30 pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës

16:20 | 7 Dhjetor 2017
M. A.

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari“ të Komandës së Forcave Tokësore, janë certifikuar 30 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, falënderoi ambasadën amerikane përderisa tha që kanë për qëllim të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet.

Ndërkaq kapiteni Nickolas Stidharr tha se ka një bashkëpunim bashkëpunim të mirë si me Policinë e Kosovës ashtu edhe me FSK-në.

Trajnimi është mbajtur në Kompaninë e Mjekësisë së FSK-së dhe është mbështetur nga ekipi për Mbështetje Civile-Ushtarake i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Këtë trajnim që ka zgjatur tri ditë e kanë ndjekur 15 pjesëtarë të FSK-së dhe 15 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme