Google ADS

Çertifikohen 272 të rinj në shkathtësitë digjitale

20:42 | 5 Korrik 2023
K.B

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 272 të rinjve të raundit të 6-të të trajnimeve të TIK-ut në kuadër të “ICT for Kosovo’s Growth”.

Të rinjtë u certifikuan në trajnimet e kryera në Java Programming, Cyber Security, Web Development, Python, Bigdata dhe Machine Learning.

Në total, 1868 të rinj janë trajnuar dhe 1513 janë certifikuar, ku 38.3% e tyre janë vajza. Këta të rinj do të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit tonë të TIK-ut dhe të ekonomisë tonë.

Projekti për trajnimin e të rinjve në shkathtësitë digjitale është ideuar nga Ministria e Ekonomisë dhe është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA 2017.

Projekti i certifikimit të të rinjve ka për qellim të plotësojë kërkesat e tregut për fushën e shkathtësisë digjitale e biznesore, për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare digjitale dhe tradicionale, dhe rritjen e eksportit të bizneseve kosovare përmes përdorimit të TIK-ut.

Kosova ka mbi 1500 kompani të TIK-ut dhe më shumë se gjysma e tyre i eksportojnë shërbimet e tyre, kryesisht në SHBA dhe BE, dhe këto eksporte janë rritur për 113% në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

Në ceremoni, veç Ministres Rizvanolli, ka marrë pjesë edhe Johannes Stenbaek nga Zyra e BE-së në Kosovë, Zana Tabaku nga STIKK dhe përfaqësues të fushës së TIK-ut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme