Sot 20 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar nga regjimenti i karabinierëve nga Italia si të specializuar në luftën kundër terrorizmit.
Me rastin e ndarjes së certifikatave për policët kanë marr pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci dhe ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.
Komandanti i KFOR-it tha fjalë të mëdha për Policinë duke e krahasuar me policitë e shteteve të Bashkimit Evropian.
Sipas gjeneralit italian bashkëpunimi sikur ky i sotmi është shumë e rëndësishëm për të ardhmen e Policisë.
“Mund të them lirisht se Policia e Kosovës i ka kualitetet e njëjta dhe është shumë e përgatitur sikur të gjitha policitë e Evropës. Është e rëndësishme që të vazhdojë ky lloj bashkëpunimi që të ketë njohuri dhe kualitete me policitë e shteteve të BE-së. Gjithashtu kur i keni ato njohuri dhe ato kapacitete ju mund të ofroni të njëjtën siguri siç e ofron një polic i BE-së në shtetin e vet ku jeton. Dihet misioni juaj është për ngritjen e Kosovës dhe e dini që jeni përgjegjës për sigurinë e këtij vendi”, tha Cuoci.
Se Policia e Kosovës është e gatshme për çdo situatë e tha edhe komandanti i regjimentit të karabinierisë italiane, MArco Di Stefano.
Ai tregoi se ky trajnim ka zgjatur tri javë dhe është shumë i nderuar që sot do u ndajë certifikatat zyrtarëve të Policisë.
“Policia e Kosovës është e gatshme të përballojë çdo situatë… Shpresoj që bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm që të ndihmojmë Policinë e Kosovës në detyrat profesionale”, tha Di Stefano.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se ky është investimi më i qëlluar që ndonjëherë është bërë në Policinë e Kosovës.
“Kosova është përcaktuar për një bashkëpunim ndërkombëtar dhe jemi përkushtuar që të përmbushim pritjet tona dhe objektivat e Qeverisë, që të kemi një profesional që ta luftojmë krimin e korrupsionit dhe në veçanti terrorizmin. Parakusht për të përmbushë këtë kriter është përgatitja e strukturave të cilat do të përballen me këto fenomene, andaj për mua si ministër dhe Qeverinë ky është investimi më i qëlluar që të rrisim kapacitetet kadrovike duke marr përvojat ndërkombëtare, konkretisht të karabinierëve italianë për t’u përballur me këto fenomene me të cilat përballet bota në përgjithësi”, tha Gashi.
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu