Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se 180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së pestë u certifikuan sot.
“Deri tani kemi 409 asistentë të kualifikuar, 65 në kualifikim e sipër, 250 asistentë të punësuar, dhe 250 të tjerë që do të punësohen në vijim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu, Kurti shtoi se Qeveria do të vazhdoj mbështetjen për personat me nevoja të veçanta.
“Të drejtat e personave me nevoja të veçanta – aq më tepër të fëmijëve – meritojnë vëmendje të përhershme dhe kujdes të specializuar institucional dhe shoqëror, andaj si Qeveri do të vazhdojmë mbështetjen e duhur për ta”, tha Kurti./Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...