Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej 25 subjekte politike, prej tyre janë 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.
Certifikimi i tyre fillon sot kurse pritet që të përfundojë të martën i konfirmuar, Ekonomia Online, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Përderisa ai ka njoftuar se gjatë vikendit partitë kanë pasur mundësi që të bëjnë edhe ndryshimet e fundit në lista.
“Certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve po besoj se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet deri nesër, pra më datë 10 shtator, ashtu edhe siç është planifikuar me planin operacional të KQZ-së”.
“Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur që të bëjnë korrigjimin, apo përmirësimet i ka kërkuar zyra për Regjistrimin e të Partive Politike dhe për Certifikim”.
Elezi ka paralajmëruar se mund të ketë edhe moscertifikim të ndonjë subjekti apo kandidati nëse nuk i plotësojnë kriteret ligjore. Kurse më 17 shtator do të bëhet tërheqaj e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
“Natyrisht që KQZ mund të marrë vendim për certifikimin e subjekteve politike, por gjithashtu KQZ-ja mund edhe të mos aprovojë certifikimi e ndonjë subjekti politik apo ndonjë kandidati”.
“Në këto rrethane nëse do të kemi ndonjë refuzim të certifikimit, subjekti politik apo kandidati mund të paraqes ankesë në panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe KQZ-ja do të pres vendimmarrje e këtij institucioni për të procedura më tutje”.
“Vlen të përmendet që tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet 17 shtator”.
Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas listës preliminare të drejtë vote kanë 1 972 466 votues.
Kurse 33 791 emra janë larguar nga lista votuese pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...