Certifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Presim të njëjtin zbatim gjatë gjithë procesit zgjedhor

18:31 | 31 Dhjetor 2024
E.G

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë që sundimi i ligjit të zbatohet dhe që sipas tij, nuk mund të minohet nga ekspedenca politike, shkruan Arbresh.info.

“Presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregullave gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme