Pa kënaqësitë brenda Partisë së Drejtësisë, në një Kuvend të jashtëzakonshëm kishin shkarkuar kryetarin Ferid Agani, në shtator të vitit të kaluar.
Ndër themeluesit e kësaj partie , kishte marrë shumicën absolute të votave për të qenë në krye të PD’së.
Por këtë të fundit e kishte kundërshtuar ashpër Ferid Agani i cili mori mandatin në Kongresin e përgjithshëm të partisë në vitin 2015.
KQZ-ja kishte konstatuar se Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Partisë së Drejtësisë nuk ishte legjitim, pasi nuk ishte thirrur në përputhje me statutin e kësaj partie.
Por pavarësisht kësaj, Çerkezi thotë se pjesa dërrmuese e partisë e mbështetë atë, ndërsa sipas tij me ndihmën e KQZ Ferid Agani është ai që ka bërë shkelje të procedurës.
Në një intervistë për Arbresh.info, Çerkezi ka thënë se KQZ-ja është e ndikuar nga politika dhe për këtë ka ardhur deri të kjo pikë.
“Për mua nuk ka rendësi, KQZ siç e dimë është e ndikuar nga politika, por për mua është e rëndësishme që partitë duhet të formohen për qytetarët dhe duhet të i shërbejnë qytetarit… unë jam shumë i lumtur që kam arritur atë që kam dashur. Ajo çka më gëzon më së shumti janë përshtypjet e qytetarëve për Partinë e Drejtësisë”, ka thënë Çerkezi.
I pyetur për legjitimitetin e Aganit si kryetar i PD’së, Çerkezi thotë se pavarësisht vendimit të KQZ’së strukturat e partisë e përkrahin atë.
“Legjitim i njohur nga KQZ, kryetar i partisë së drejtësisë është Ferid Agani, unë jam kryetar i një shumice së strukturave të PD-së, për mua ka rëndësi që shpirti i Partisë së Drejtësisë po më përkrahin dhe po e mbështesin. Partitë janë për qytetarët nuk janë për status, dokumentet letrat t’i mbajnë nuk është gjë e madhe”, ka thënë ai.
Sipas tij, largimi i njerëzve relevant nga PD’ja, ka ndodhur pikërisht për shkak të kryetarit Ferid Agani, ndërsa thotë se ai do t’i kthej në parti të gjithë.
“Janë mbi 280 vetë të përjashtuar nga Partia e Dritësisë, kjo ka ndodh për shkak që kanë pas mendime ndryshe, për shkak të Ferid Aganit. Unë jam duke punuar për të gjithë ata që janë përjashtuar nga PD që të kthen në një parti të vetme. PD me një status që ekziston nuk ka nevojë për një shpëlarje të tërë dhe të bashkohen edhe ata që kanë mendime ndryshe, dhe të duan programin dhe vlerat e partisë së drejtësisë”, ka theksuar Çerkezi./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...