Ftesat e para nga Gjykata Speciale për ish-eprorët e UÇK-së kanë arritur para tre muajve në Kosovë, me ç’rast kanë ndodhur edhe intervistime në Hagë dhe në Prishtinë. Vlerësohet se ky çerekvit i aktivizimit të Speciales ka kaluar pa zhurmë, pasi nuk ka pasur edhe ngritje të aktakuzave, të cilat pritet të ndodhin gjatë muajve në vijim, shkruan gazeta “Zëri”.
Po bëhen tre muaj prejse Gjykata Speciale, përkatësisht Zyra e Prokurorit të Specializuar, i ka dërguar ftesat e para për t’u paraqitur në Hagë ish-eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prokurorët deri më tani i kanë marrë në pyetje disa nga ish-komandantët e njohur të luftës, duke përfshirë këtu ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa – Remin, ish-komandantin e Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtakun etj.
Mustafa kishte marrë ftesën më 6 dhjetor 2018, përderisa në janar të këtij viti ishte intervistuar në Hagë. Dy ditë pas Mustafës ishte intervistuar edhe Lushtaku. Vlerësohet se ky çerekvit i aktivizimit të Speciales ka kaluar pa zhurmë, pasi nuk ka pasur edhe ngritje të aktakuzave, të cilat pritet të ndodhin gjatë muajve në vijim.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...