Çerek milioni mund t’i kushtojnë arkës së shtetit dy koordinatorët nacional, Mendim Rugova dhe Rexhep Hoti bashkë me stafin përcjellës, nëse ta mbajnë mandatin për tri vite. Pozita e koordinatorit nacional, referuar benifiteve është e barazvlefshme me pozitën e ministrit.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të qeverisë ka emëruar dy koordinator nacional. Mendim Rugova dhe Rexhep Hoti janë të emëruarit e Kryeministrit Haradinaj. I pari për çështje ambientale dhe i dyti për çështje kulturore.
Referuar vendimit të Qeverisë, koordinatori i raporton direkt Kryeministrit dhe se i njëjti ka mandate deri në një vendim tjetër të ekzekutivi.
Në po këtë vendim thuhet se koordinatori ka pagë të barasvlershme me pagën e ministrit/es dhe se ai ka të drejtë të emëroj edhe tre këshilltar/e politikë dhe një asistent/e të cilët do të kenë pagën e vlefshme me këshilltarët dhe asistentët e ministrave.
Sipas Ministrisë së financave, paga bruto e një ministri është 1,270.50 euro. Rrjedhimisht për dy pozita koordinatorësh, të cilat janë të barasvlershme me pagat e dy ministrave, për një muaj buxheti paguan 2 mijë e 541 euro. Për 12 muaj 30 mijë e 492 euro. Ndërsa për 3 vite 91 mijë e 476 euro.
Sa u përket këshilltarëve, bazuar në përgjigjet e Ministrisë së Financave, një këshilltar politik ka pagën 577 euro e 50 centë. Që i bie këshilltarët e koordinatorëve nacional kanë pagat njëlloj sikurse të këshilltarëve të ministrave.
Secili nga koordinatorët ka të drejtë të emëroj 3 këshilltar, të dy bashkë gjashtë.
E për 6 këshilltarë politik, në muaj shteti paguan 3 mijë e 465 euro. Për një vit 41 mijë e 580 euro. Ndërsa për tri vite 124 mijë e 740 euro.
Njësoj vlen edhe për asistentët/et. Një asistent/e ekzekutiv/e ka pagën 464.75 euro. Dy asistent/e, për dy koordinatorët do të paguhen 929 euro e 50 cent në muaj. Për një vit 11 mijë e 154 euro. Ndërsa për tri vite 33 mijë e 462 euro.
Rrjedhimisht, dy koordinatorët nacional, Mendim Rugova e Rexhep Hoti bashkë me nga tre këshilltarë e një asistent/e secili, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 7 mijë euro në muaj (saktë: 6 mijë e 935 euro në muaj).
Për 12 muaj të njëjtit i kushtojnë arkës së shtetit 83 mijë e 220 euro. Ndërsa për tri vite rreth 250 mijë euro (saktë: 249 mijë e 660 euro).
Gazeta JNK kishte kalkuluar pagat e Qeverisë Haradinaj, atëherë kur Kryeministri mori mandatin të udhëheqë me ekzekutivin. /Kallxo.com/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...