Një numër i madh i kopshteve private për fëmijë në Kosovë ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa pasur licencë adekuate për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Pronarët e këtyre kopshteve thonë se kërkesat për licencim janë bërë me kohë por për shkak të neglizhencës apo mos funksionimit të komisioneve vlerësuese nga Ministria e Arsimit, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
E sipas ligjeve ne fuqi institucionet e arsimit parafillor nuk kanë të drejtë të fillojnë punën pa u licencuar.
Dhjetëra kopshte të fëmijëve në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa pasur licenca të punës, gjë që është e ndaluar sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar Ministria e Arsimit. Drejtoresha e kopshtit “ Kids Step” në Prishtinë, Azize Mala, tha për Radio Kosovën se ka dy vite kanë aplikuar për licencim, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga ana e ministrisë.
” Në muajin mars të këtij viti, ne i bëjmë dy vite që e kemi hapur kopshtin, mbas një muaji kemi aplikuar për tu licencuar. Në muajin prill të vitit 2018 i bëjmë dy vite që kemi aplikuar në Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe ende nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre. Sipas vlerësimit tonë ne i plotësojmë kriteret për tu licencuar dhe ende nuk kemi marrë përgjigje pozitive as negative”, tha Mala.
Ushtruesja e Detyrës së Udhëheqëses Divizionit për Arsimin Privat Para universitar në MASHT, Saranda Çeku, tha se mos licencimi dhe rilicencimi i këtyre kopshteve ka ndodhur për shkak se nuk është duke funksionuar komisioni përkatës për licencim.
“ Kopshte të licencuara në nivel vendi me licencë valide janë 67, ndërsa në proces të licencimit dhe rilicencimit janë 55 kopshte institucione parashkollore private. Ka ngecje të procedimi i këtyre lëndëve për shkak të mos funksionimit të komisioneve për licencim dhe rilicencim”, tha Çeku.
Sipas udhëzimit administrativ, kopshtet nuk kanë të drejtë të punojnë pa pasur licencë. Ndërsa ka të tilla që me vite punojnë pa licencë, për arsye të ngecjeve në procedura nga ana e komisioneve nga Ministria e Arsimit, theksoi Çeku.
“As një kopshti i cili nuk është i pajisur me licencë nuk ju lejohet puna . Është udhëzimi administrativ i cili e rregullon çështjen e licencimit dhe rilicencimit të institucioneve parashkollore private. Një ndër kriteret në ketë udhëzim është që pasi institucionet pajisen më licencë, atëherë mund të vazhdojnë punën si institucione private të licencuara”, tha ajo.
Mosfunksionimi i komisioneve për të vizituar kopshtet të cilat kanë aplikuar për licencim dhe rilicencim, po detyron me dhjetëra kopshte në Kosovë që të punojnë në mënyrë të paligjshme./Radio Kosovë
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar