Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena brenda pak ditësh pritet të udhëtojë për në Hagë.
Ai është ftuar nga Gjykata Speciale që me datën 14 janar të paraqitet pranë Zyrës së Prokurimit të Specializuar për tu intervistuar lidhur me angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Me datën 14 të këtij muaji do të jem në Hagë, madje besojë se do të shkojë me përcjellje solemne. E kam edhe avokatin Mahmut Halimin. Unë besoj se atje do të jem në cilësin e të akuzuarit dhe jo dëshmitarit apo bashkëpunëtorit”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.
Cena ka thënë se ndihet shumë krenar për pocizionin, detyrat dhe përgjegjësitë që ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Besojë se do të jem i akuzuar, pasi që unë luftën e kam nisë në ditët e para të UÇK-së dhe jam shumë krenar për pozicionin dhe për detyrat e përgjegjësitë që kam pas si ushtar i Kosovës. E përsërisë që besojë që pastërtinë e luftës dhe në vlerat e saj”, ka vlerësuar tutje ai.
Tutje, Cena thotë se ndihet rehat pasi që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?