Çela: Raporti i Bulliqit ka të meta serioze

22:12 | 4 Dhjetor 2017
M. A.

Gjeografi Tomor Çela, mbron idenë se demarkacioni me Malin e Zi në mënyrën se si është caktuar nga Komisioni Shtetëror është në rregull. Thotë se raporti i prezantuar sot në Qeverinë e Kosovës ka të meta serioze.

“Raporti i ka disa të meta shumë serioze sa i përket në raport me hartat e publikume”, tha në ‘Zona B’ në Klan Kosovën.

“Raporti i komisionit të tashëm është dashtë që të dalë me konstatimin me pikat e koordinatave deri ku shkon territori i Kosovës. Unë kam prit nga ky Komision që do të na jap edhe një tabelë me disa, ndoshta dhjetëra ose qindra pika me koordinatat e tyre me fakte përcjellëse”, theksoi ai.

Marrëveshja për Demarkacion, bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, është dërguar në Kuvend pasi është miratuar nga ana e Qeverisë së Kosovës./Klan Kosova/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme