Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se transformimi i FSK-së në Ushtri, nuk është kërcënim për askënd. Ai ka thënë se propaganda e Serbisë kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës është e pabazuar dhe po bëhet për arsye se atyre iu dhemb konsolidimi i shtetit të Republikës së Kosovës.
Këto deklarata ish-komandanti i TMK-së i ka bërë në televizionin T7, duke treguar edhe detaje të tjera rreth tranzicionit të FSK-së në Ushtri.
Ditën e 14 dhjetorit ai e ka quajtur si një ditë të madhe, dhe thotë se asgjë nuk do të mund të pengojë votimin e tri ligjeve që e bëjnë FSK-në ushtri.
“Po padyshim që na sjell kënaqësi. Do të jetë një ditë e madhe. Po finalizohet një proces i gjatë, që nga demilitarizimi i UÇK-së. Më në fund të premten, besoj se parlamenti do të votojë. Nuk shoh diçka që mund ta pengojë votimin e këtyre ligjeve”, ka thënë ai.
Sa i përket deklarimeve të NATO-s rreth ushtrisë, Çeku ka thënë se ata nuk kanë thënë asnjëherë që të mos formohet Ushtria e Kosovës.
“Ka pas reagime të ndryshme. Është e vështirë që NATO ta ketë një qëndrim të qartë, pa pasur konsensus të plotë, por nuk ka thënë jo, asnjëherë NATO nuk ka thënë jo. Shpresoj që shumë shpejt ta kuptojë që është një zhvillim pozitiv, që ndikon pozitivisht në stabilitetin rajonal”, ka shtuar tutje.
Sa i përket mbështetjes së SHBA-së për krijimin e Ushtrisë, Agim Çeku thotë që ajo mbështetje është gjithçka.
“Mbështetja e Amerikës do të thotë gjithçka. SHBA-të kanë qenë të kyçura në të gjitha proceset. E dinë që FSK-ja është mision profesional dhe gjithëpërfshirës”, është shprehur zëvendësministri.
Ai ka shpjeguar edhe tri aspekte të nevojës që Kosova të ketë ushtri.
“Është një nevojë. Në tri aspekte: Siguria dhe mbrojtja nacionale e Kosovës. Si çdo vend tjetër, duhet ti ketë institucionet që e mbrojnë. Aspekti social, të pasurit ushtri ndikon në krenarin e qytetarëve të Kosovës, ndihën më të sigurt dhe më të mbrojtur dhe më shumë shtet, dhe ky zhvillim e kompleton arkitekturën e sigurisë së Kosovës”, ka shpjeguar Çeku.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë