Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka folur edhe për takimet që serbët i kanë pasur së fundi në Rashkë, për të cilën ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Serbia ka pasur dorë në sulmin terrorist më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
”Normal që Serbia ka pasur dorë në këtë sulm, kanë dështuar dhe ne i kemi mundur. Sigurisht që bëjnë përpjekje që të koordinohen që të përgatiten më mirë dhe ta gjejnë momentin më të volitshëm. Unë nuk pres që ata do të ndalen. Ne duhet të dërgojmë mesazhe që gjithnjë jemi më të fortë e më të përgatitur”, tha Çeku në RTK Prime.
Sipas tij, Kosova të jetë më shumë prezentë në veri. Çeku kërkon nga Kosova se duhet të jetë vigjilente.
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit