Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është takuar me artisten shqiptare, Shkurte Fejza.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku shkroi se në vitin që vjen pra viti 2024, Fejza mbush gjysmë shekulli karrierë në muzikën popullore.
Tutje, ai shtoi se në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunim në mënyrë që ta shënojnë sa më dinjitetshëm 50 vjetorin e karrierës së saj.
“E madhja e skenës muzikore shqiptare, Shkurte Fejza, vitin që vjen mbush 50 vjet karrierë e kontribut në muzikën popullore. Pata nderin e veçantë ta takoj në zyrën time ku diskutuam për bashkëpunimin që na pret për ta shënuar sa më dinjitetshëm gjysmë shekulli veprimtari muzikore dhe atdhetare. I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike”, përfundoi Çeku./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030