Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.
U fol po ashtu për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale për masivizimin e para sportit.
Ministri Çeku e ka informuar kryetarin e KPN-së, Parsons, për veprimet dhe reformat që ka ndërmarrë MKRS-ja në sport në përgjithësi, sidomos për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar për Komitetin Paralimpik të Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, Daut Tishuki, zëvendëspresident i KPK-së dhe sekretarja e KPK-së, Arjeta Gashi.
Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ngjarje kjo historike për të cilën edhe u diskutua në takim./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...