Çeku: Shtëpia e Kulturës në Runik po rijetësohet

18:45 | 30 Gusht 2023
E.G

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Shtëpia e Kulturës në Runik po rijetësohet dhe siç tha ai, shpejt do t’i vihet në shfrytëzim komunitetit.

Çeku përmes një postimi në Facebook, tha se kjo hapësirë që gjendet në një vend plot bukuri natyrore, do të sjellë ngjarje kulturore dhe mundësi të reja për krijimtari artistike në këtë zonë, përcjell Arbresh.info.

“Kjo hapësirë që gjendet në një vend plot bukuri natyrore, do të sjellë ngjarje kulturore dhe mundësi të reja për krijimtari artistike në këtë zonë. Të nxis artin, edukimin dhe njohjen e trashëgimisë sonë kulturore.”, ka shkruar Çeku.

Tutje, ai tha se sot është nënshkruar Marrëveshja për bashkëfinancim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Ndërsa, siç bëri të ditur ministri Çeku, mbështetja profesionale do të ofrohet edhe Fondacioni Hajde, i udhëhequr nga Petrit Halilaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme