Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka shkruar telegram ngushëllimi familjes së dirigjentit dhe profesorit të shquar, Bajar Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku është shprehur se profesorin Berisha do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të përkushtuar e modest, që me karrierën e tij të pasur la gjurmë të ndritshme në skenën muzikore.
Sipas Çekut, me humbjen e Berishës, jo vetëm muzika klasike në Kosovë, por e gjithë bota e muzikës ka humbur një nga figurat e shquara dhe frymëzuese.
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të dirigjentit dhe profesorit të shquar, Bajar Berisha. Jeta e pasur artistike e tij është përmbyllur, por trashëgimia që la pas, përmbledhur në dirigjimin e shumë orkestrave prestigjioze dhe angazhimi i tij si profesor e krijues, do të vazhdojë të frymojë në botën e muzikës. Profesorin Berisha do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të përkushtuar e modest, që me karrierën e tij të pasur la gjurmë të ndritshme në skenën muzikore, duke drejtuar orkestra të njohura dhe duke u angazhuar si profesor në rritjen e brezit të ri artistik. Me humbjen e tij, jo vetëm muzika klasike në Kosovë, por e gjithë bota e muzikës humbet një nga figurat e shquara dhe frymëzuese”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...