Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ky vit është viti i fundit i projektit për revitalizimin e qytetit të vjetër të Janjevës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se aktualisht 14 shtëpi janë në proceset e ndërhyrjeve, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, vlera e investimit në këtë project është 3.8 milionë euro.
“Vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro, bashkëfinancim me European Union in Kosovo dhe partner zbatues UNDP Kosovo”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...