Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se reforma e përgjithshme në sferën e kulturës ka sjellë frymën e re, pra politikën e re kulturore.
Ai ka përmendur projektligjin për Artin dhe Kulturën që është miratuar në fund të qershorit.
“Reforma e përgjithshme në sferën e kulturës ka disa projektligje dhe ligje që janë miratuar, ndërsa ligji kryesor që do ta sjellë këtë frymën e re, pra politikën e re kulturorë është projektligji për art dhe kulturë i cili tashmë është në procedurën parlamentare, ai është miratuar në qeveri dhe i ka ndjekur edhe procedurat e konsultimeve publike”, tha ai në rtk.
Ai bëri me dije se Kuvendi po e procedon me një dinamikë të shtuar dhe kështu në seancën e parë të vjeshtës, do të votohet në parim projektligji për Art dhe Kulturë.
Çeku theksoi se nuk do të ketë më një ligj për teatrin, një për shotën, një për baletin dhe kështu me radhë, por një ligj të përgjithshëm.
“Ky ligj nuk i trajton vetëm institucionet publike të kulturës, por ne e kemi edhe një skenë kulturore të pavarur që është shumë vibrante, pra prodhon shumë dhe që kanë ndikim në shumë sfera në jetën tonë, kështu që projekt ligji i ri përherë të parë e trajton edhe skenën e pavarur gjë që teri tash në ligjet ekzistuese nuk është njohur as si kategori ligjore që ekziston në vendin tonë”, tha ai
Sipas tij, ne i kemi njohur vetëm si artist të suksesshëm në Kosovë dhe jashtë me performancë të jashtëzakonshme ose si festivale shumë të mira.
“Dua ta potencoj një fakt shumë të rëndësishëm, ne nuk po e presim vetëm këtë ligj për ta bër këtë reformë në kulturë një nga shtyllat qendrore reformës sonë në kulturë, është një llojë ri programimi i fondeve, i mënyrës se si ministria e mbështetë zhvillimin e skenës së pavarur kulturore dhe të institucione publike të kulturë”, tha ai.
Sipas tij, sot kemi mbështetje për organizime serioze që në vlerë mund të shkojnë deri në 100 mijë euro brenda vitit.
“Kjo është e paprecedent e marrim shembull ‘Ddokufestin’ që e kishim tash ose Anibarin që e kishim paraprak kohe ose prifilmfestin edhe ngjarje të tjera të rëndësishme që në rastet më të mira më herët janë mbështetur më 10 mijë euro ose 20 mijë në rastin më të mirë, por ky shumëfishim i mbështetjes për ta është bërë që këto ngjarje t’i shndërrojmë nga projekte në institucione”, tha ai.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se tash e tutje nuk do të ketë më këshille drejtuese në as një institucion kulturorë, do të jetë vetëm një drejtor, por ai duhet të jetë i fushës sepse do të jete edhe drejtor artistik, por të ketë njohuri edhe në menaxhimin e institucionit.
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...