Çeku- Qeverisë: Ju mbase keni uzurpuar zyrat tona, por ne jemi këtu për tu kujtuar se keni mashtruar

10:53 | 11 Qershor 2020
Arbresh Info

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Hajrullah Çeku, ka kritikuar ashpër Qeverinë e re për vendimin e fundit që ka marrë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, duke thënë se me këtë veprim kjo qeveri ka hequr dorë nga sovraniteti dhe qenësia e saj, tranmseton arbresh.info.

Sipas Çekut  seanca e sotme është përpjekja e radhës për tu dukur se në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë, duke e quajtur kështu ilegale Qeverinë Hoti.

“ Seanca e sotme është përpjekja e radhës për të imponuar se sikurse në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Qeveri ilegale. Nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve e deri te dërgimi i dialogut nën udhëheqjen e presidentit. Ju mbase mund ti mbani të uzurpuar zyrat tona, por na keni këtu, për t’ju kujtuar se keni mashtruar, qytetarëve ia kërkuat votën duke thënë se do ta vendosni reciprocitetin e tani e hiqni. Nuk gjen askund në botë asnjë qeveri që e heq reciprocitetin. Që heq dorë nga barazi me një shtet tjetër”, ka deklaruar Çeku para deputetëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme