Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim përshëndetës Ambasadorin në largim të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.
Gjatë takimit, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në kulturë e veçanërisht në fushën e filmit dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të projekteve të përbashkëta mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
Ministri Çeku e falenderoi Ambasadorin Abbot për angazhimin e pakursyer gjatë mandatit të tij në Kosovë ndërsa i uroi suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...