Google ADS

Çeku pranon dhuratë nga Hovenier për vajzën e tij të porsalindur

18:23 | 14 Gusht 2023
E.H

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çeku është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier.

Çeku bëri të ditur se përveç që patën një bisedë shumë të ngrohtë, Hovenier i dhuroi një dhuratë për vajzën e tij të porsalindur, përcjell Arbresh.info.

“Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Tutje, Çeku theksoi se me ambasadorin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.

“Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit. Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkroi Çeku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme