Google ADS

Çeku: Plani i Putinit është ta pushtojë Ukrainën deri të dielën, nëse s’bëhet atëherë situata ndryshon krejtësisht

22:35 | 25 Shkurt 2022
L G

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, ka analizuar situatën në Ukrainë pas fillimit të luftës në këtë shtet.

Çekunë Frontal ka thënë se plani i Putinit është që Ukrainën ta deri të dielën, e pastaj t’i kapë pushtetarët në mënyrë që ta nënshkruajnë kapitullimin.

E nëse kjo nuk ndodh, sipas Çekut, situata do të ndryshojë krejtësisht.

Kjo sepse, sipas tij, ushtria ruse nuk ka tempo për të vazhduar më tej dhe morali i ushtarëve do të bie.

“Putini e ka në plan që deri të dielën ta marrë Ukrainen pra të arrijë qëllimet ushtarake që janë, pushtimi i Kijevit, rimarrja i objekteve qeveritare dobësimit i vullnetit të ukrainasve për të rezistuar”, është shprehur Çeku.

“Por, nëse deri të dielën nuk futen në Kijev atëherë situara ndryshon tërësisht sepse ushtria ruse nuk ka tempo për të vazhduar me tej”, ka thënë Çeku.

“Janë dy ditë kritike deri të diuelën, por unë pres një rezistencë të madhe në Kijevë dhe ata janë vendosur për ta mbrojtur kryeqytetin”.

“Unë mendoj që ai ka një plan për ta marrë Kijevin, pra qytetet tjera t’i bllokojë dhe ta merr kryeqytetin duke marrë aeroportet e më pas përmes tyre t;i lëshojnë ushtarët me helipoter nëpër objekte kyqe e më pas përmes tyre ta marr qytetin. Por unë pres që ukrainasit e dinë këtë”.

“Qëllimi i rusisë është t’i marr godinat qeveritare t’i kap zyrtarët më të lartë, t’i fus në një sallë edhe ti detyroj të nënshkruajnë kapitullimin”, ka thënë Çeku.

“Unë pres që të mos shkoj kështu”, shtoi Çeku.

Të ngjashme