Google ADS

Çeku: Nuk kishte marrëveshje me NATO-në, andaj nuk shkoi në Kuvend

22:41 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një letër të cilën sot e publikoi Kryeminsitri Albin Kurti, për të cilën pretendon se Presidenti i vendit Hashim Thaçi më 2013-en si Kryeministër shkeli Kushtetutën, ka ngjallur reagime të shumta.

Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti, për aktivitetet e FSK-së në veri, ka folur ish-ministri i kësaj force, Agim Çeku, pozitë të cilën ai e mbante në kohën kur ishte firmosur.

Çeku thekson se nuk është diçka e re dokumenti i publikuar këtë të martë nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e cilësoi marrëveshje sekrete.

”Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë. Dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”.

A e kishte kërkuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministër në 2013-ën, nënshkrimin e kësaj letre?

”Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar Hashim Thaçi që ta nënshkruante. Kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.

Siç shkruan gazetainfokus, Agim Çeku që atë kohë ishte shef i këtij dikasteri, ky dokument është i tejkaluar, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.

Po ashtu ai ka folur edhe për procedurën pse një dokument i tillë nuk kishte kaluar fare në Kuvendin e Kosovës.

”Kjo nuk është marrëveshje, është dokument – zotim i Hashim Thaçit. Kësisoj nuk kishte nevojë që të shkonte në Kuvendin e Kosovës për ratifikim”.

Agim Çeku thotë se raportet me NATO-n nuk mund të dëmtohen pavarësisht publikimit të kësaj letre nga Kryeministri Albin Kurti.

EKSKLUZIVE/KFOR-i e “rehaton” Albin Kurtin: Pa lejen tonë FSK-ja nuk shkon në veri

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme