Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se sot e kanë lëshuar vendimin për të nisur krijimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo është një ndërmarrje e madhe për kulturën.
“Muzeu i Artit Bashkëkohor është institucion i rëndësisë së veçantë që do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë. Në të njëjtën kohë, MAB do të konceptohet në atë mënyrë që të fuqizojë lidhjet tona dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit”.
“Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor përbëhet nga artistë e profesionistë të dëshmuar. KI do të kryesohet nga Yll Rugova, ndërsa anëtarët e tjerë janë Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi”.
“Detyrat e Këshillit Inicues përfshijnë përgatitjen e konceptit programor dhe artistik, vendimeve për themelim, planit për ngritjen e strukturave të përhershme, konceptit hapësinor dhe arkitektonik të ndërtesës dhe kornizës për koleksionin e Muzeut të Artit Bashkëkohor”, ka shkruar Çeku./arbresh.info/
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...