Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar themelimin e komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 1998/99.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se themelimi i këtij komisioni është moment i rëndësishëm.
Sipas tij zyrtarisht e niset procesi për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.
“Anëtarë të komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë. Komisioni do të marr për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri sot”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...