Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se me investimin e ri, stadiumi “Fadil Vokrri” është gati të mirëpresë ndeshje të mëdha me një fushë që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.
Ai theksoi se fusha e re është ndërtuar duke përdorur sistemin hibrid, i cili është fjala e fundit e teknologjisë në botë.
Sipas tij, ky sistem garanton qëndrueshmëri dhe performancë të lartë të fushës në çdo kusht atmosferik.
“Përveç sistemit hibrid, stadiumi tani ka një sistem të përparuar të drenazhimit dhe ngrohjes, i cili siguron që fusha të jetë gjithmonë në gjendje optimale për lojë. Pajisjet e specializuara për mirëmbajtje janë blerë, dhe stafi është trajnuar për tu siguruar që fusha të mbetet në kushte të përsosura për çdo ndeshje”, deklaroi ministri Çeku në një postim në Facebook.
Ministri Çeku bëri të ditur se ky investim ka kushtuar 1.3 milion euro dhe është investim i përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ai theksoi se investimi u realizua nga një kompani e certifikuar nga FIFA, me përvojë të gjerë në ndërtimin e fushave hibride në të gjithë botën.
“Në shtator, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të presë ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror”, u shpreh ai.Arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë