Google ADS

Çeku: Marrëveshja për projektin e ujërave të zeza kap vlerën mbi 19 milionë euro

13:17 | 11 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Në emër te ministrisë së Infrastrukturës Harullah Ceku ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza.

“Marrëveshja kap vlerën mbi 19 milion euro. Përfshin ndërtimin e kanalizimeve të reja. Ky projekt do të ndihmojë në përmasimin e cilësisë së ujit. Marrëveshja me bankën kap vlerën mbi 13 milion euro. Projekti do të ofrojë shërbime mbi 23 mijë banore. Sa i përket kredisë zgjatja është 15 vjet”, tha Çeku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme