Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka listuar investimet në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë, siç tha ai, të përfunduara dhe në realizim.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit dhe siç tha, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë, shkruan Arbresh.info.
Çeku u shpreh se janë përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa sipas tij, rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit.
“250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë (të përfunduara dhe në realizim). Me gjithë sfidat nga pandemia e inflacioni në pjesën e parë të mandatit, punët dhe investimet tona në infrastrukturë kulturore e sportive janë të pakrahasueshme me cilëndo periudhë paraprake. Vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Të gjitha në shërbim të artistit e sportistit, rinisë e fëmijëve, publikut dashamir të artit e sportit”, ka shkruar ai.
“Përgjatë mandatit, kemi përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa në rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit. Gjithashtu, mbi 60 projekte infrastrukturore janë në procedurë projektimi ose prokurimi, ku punimet pritet të nisin së shpejti. Investimet tona janë shtrirë në 31 komuna”, shtoi ai./Arbresh.info/
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...