Google ADS

Çeku: Ka pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar

23:39 | 1 Shtator 2020
L G

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, ka folur për mocionin e VV’së për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Ka pakënaqësi në shoqëri për këtë qeveri, ka koncensus të gjërë që kjo qeveri duhet të shkojë”, ka thënë Çeku në Kanal10.

Sipas Çekut, edhe brenda koalicionit qeveritar ka pakënaqësi.

Ai ka vlerësuar se menaxhimi me pandeminë është dëshmi e keqqeverisjes.

“Shifrat me pandeminë janë tregues se kjo qeveri duhet të shkojë, sepse nuk kanë as plan se si të dilet nga kjo krizë”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme