“Besoj që tashmë me edicionin e dytë kemi dhënë dëshminë e qartë që ne jemi gati edhe në aspektin organizativ, cilësor dhe të tjera. Mbesin vetëm aspekte procedurale për çështjen e anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision”, ka thënë Çeku nga tapeti i kuq.
Ai ka veçuar sidomos edicionin e dytë, si dëshmi për hapa të mëtutjeshëm drejt garës evropiane.
“Teknikisht, organizativisht, plotësojmë të gjitha kushtet. Mbesin vetëm aspekte procedurale drejt çështjes së anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision’. Politikisht duhet të bëjmë shumë, por ta kemi parasysh që vitin e kaluar kemi qenë të monitoruar nga EBU sepse ata vlerësojnë çështjet organizative. Ne e kemi dhënë këtë provim, tash ballë lartë vazhdojmë drejt ‘Eurovisionit”, ka thënë ai për RTK-në.
Tutje ai ka vlerësuar se sivjet ka qenë edicion edhe më i suksesshëm, teksa ka thënë se ky është hap i madh jo veç për skenën muzikore të Kosovës por edhe më gjerë.
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...