Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK ishte edhe më magjik.
Në një postim në Facebook, Çeku tha se u dëshmua që nga aspekti organizativ por edhe cilësor e artistik jemi të gatshëm për pjesëmarrje në Eurovision, shkruan Arbresh.info.
“Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës ishte edhe më magjik. Dëshmuam që nga aspekti organizativ por edhe cilësor e artistik jemi të gatshëm për në Eurovision. Faleminderit për një mbrëmje plot emocion e performanca të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.
Ministri uroi fituesit të edicionit të sivjetmë, Endrit Krasniqi. “Përgëzime Radio Televizioni i Kosovës dhe Adi Krasta!”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info/
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...