Google ADS

Çeku: Emrat e përveçëm s’janë UÇK-ja

16:31 | 26 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Deputeti i LVV’së, Hajrulla Çeku ka shkruar se barazimi i UÇK’së, me emra të përveçëm është njollosje e luftës çlirimtare dhe aspiratës së popullit shqiptar për liri.

Në një shkrim në Facebook, Çeku thotë se fshehja e emrave të përveçëm pas UÇK’së është mveshje e krimeve eventuale.

“UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj, sepse është e pastër. Individë të caktuar mund të kenë nevojë të dëshmojnë pastërtinë e tyre. Por, cilido qoftë verdikti final për ta, lufta çlirimtare e popullit do të vazhdojë të mbetet e drejtë dhe e pastër.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, pra përgjegjësia është shtetërore. Nga ana jonë, nëse individë të caktuar provohet që kanë kryer krime lufte, përgjegjësia është individuale. Diskursi barazimtar nuk vlen për krimet, Serbia mban pjesën dërmuese të përgjegjësisë. Megjithatë, e tëra do të përmbyllet kur të gjitha viktimat do të gjejnë drejtësi”, ka shkruar ai.

Deputeti i Vetëvendosjes ka shtuar se Gjykata Speciale nuk është gjykatë ndërkombëtare, ajo është e Kosovës, e themeluar me votën e 82 deputetëve.

“Ata që e votuan, sot po e akuzojnë si gjykatë kundër UÇK-së. Me fjalë të tjera, po thonë se vota e tyre ka qenë kundër UÇK-së. Por, e vërteta është ndryshe, pastërtia e UÇK-së nuk lidhet me punën e as vendimet e kësaj gjykate. Me gjithë kritikën për karakterin etnik, Specialja tashmë është pjesë e sistemit tonë shtetëror, poaq sa detyrim e zotim yni karshi miqve ndërkombëtarë. Përvetësimi dhe privatizimi i UÇK-së nga disa për të abuzuar me pasurinë e qytetarëve të Kosovës për mbi 20 vjet duhet të marrë fund. Shteti dhe e ardhmja jonë nuk mund të mbahen peng nga këta abuzues. Populli e bëri luftën çlirimtare për ta gëzuar shtetin e mirëqenien dhe jo për t’i pasuruar profiterët e luftës. Shoqëria jonë do të mbyllë procesin e çlirimit në momentin kur të këtillët do t’i marrin dënimet e merituara nga gjykatat në Kosovë për paratë që na i keqpërdorën dhe të ardhmen që na e rrezikuan”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të barazosh UÇK-në me emra të përveçëm është njollosje e luftës çlirimtare dhe aspiratës së popullit shqiptar për liri. Fshehja e emrave të përveçëm pas UÇK-së është mveshje e krimeve eventuale individuale gjithë popullit shqiptar.

UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj, sepse është e pastër. Individë të caktuar mund të kenë nevojë të dëshmojnë pastërtinë e tyre. Por, cilido qoftë verdikti final për ta, lufta çlirimtare e popullit do të vazhdojë të mbetet e drejtë dhe e pastër.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, pra përgjegjësia është shtetërore. Nga ana jonë, nëse individë të caktuar provohet që kanë kryer krime lufte, përgjegjësia është individuale. Diskursi barazimtar nuk vlen për krimet, Serbia mban pjesën dërmuese të përgjegjësisë. Megjithatë, e tëra do të përmbyllet kur të gjitha viktimat do të gjejnë drejtësi.

Gjykata Speciale nuk është gjykatë ndërkombëtare, ajo është e Kosovës, e themeluar me votën e 82 deputetëve tanë. Ata që e votuan, sot po e akuzojnë si gjykatë kundër UÇK-së. Me fjalë të tjera, po thonë se vota e tyre ka qenë kundër UÇK-së. Por, e vërteta është ndryshe, pastërtia e UÇK-së nuk lidhet me punën e as vendimet e kësaj gjykate. Me gjithë kritikën për karakterin etnik, Specialja tashmë është pjesë e sistemit tonë shtetëror, poaq sa detyrim e zotim yni karshi miqve ndërkombëtarë.

Përvetësimi dhe privatizimi i UÇK-së nga disa për të abuzuar me pasurinë e qytetarëve të Kosovës për mbi 20 vjet duhet të marrë fund. Shteti dhe e ardhmja jonë nuk mund të mbahen peng nga këta abuzues. Populli e bëri luftën çlirimtare për ta gëzuar shtetin e mirëqenien dhe jo për t’i pasuruar profiterët e luftës. Shoqëria jonë do të mbyllë procesin e çlirimit në momentin kur të këtillët do t’i marrin dënimet e merituara nga gjykatat në Kosovë për paratë që na i keqpërdorën dhe të ardhmen që na e rrezikuan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme