Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se si institucione kyçe, kanë për qëllim angazhimin në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit, shkruan Arbresh.info
Tutje, në këtë takim u dakorduan edhe për vazhdim të koordinimit përmes takimeve të rregullta.
“Si institucione kyçe në luftimin e dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë, kemi për qëllim angazhimin maksimal në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit. U dakorduam të vazhdojmë këtë koordinim përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta.”, thuhet në njoftim.
Ministri Çeku shtoi se puna që po bëhet në mbrojtje, restaurim dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore nuk mund të pënrgohet nga askush.
“Puna e vazhdueshme dhe intensive që po bëhet në mbrojtje, restaurim e funksionalizim të trashëgimisë sonë kulturore në gjithë vendin, nuk mund të pengohet nga askush.”, shkroi ai.
Ai shtoi se do të sigurohen që çdo aset të kthehet në gjendje të mëhershmë dhe dëmtuesit të marrin dënimet meritore.
“Dëmtimet, djegiet nuk na zmbrapsin. Do të sigurohemi që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme dhe ata që i dëmtojnë të marrin dënimet meritore.”, përfundoi ai./Arbresh.info
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...