Google ADS

Çeku: Armët berthamore në disa shtete, aktivizohen nga një vend

00:37 | 2 Mars 2022
Trina Galanxhi

Gjeneral-lejtnant Agim Çeku thotë se në një luftë të mundshme bërthamore në mes të Perëndimit dhe Rusisë s’do të kishte fitues.

Ai ka thënë se dikush duhet të ndalojë presidentin rus Vladimir Putin, dhe se një mundësi janë pikërisht njerëzit e tij të afërt. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të vendosur armë bërthamore në Europë dhe kjo më së shumti i dhemb Putinit”, thotë Çeku në T7.

“Në luftë bërthamore s’do të ketë fitues”, thotë ai. Armët bërthamore janë të vendosura në disa vende. Janë raketa balistike interkontinentale, janë bombarduesit luftarakë, nëndetëset bërthamore, anijet bërthamore por që është me rëndësi, të gjitha aktivizohen nga një vend dhe quhet ‘dora e vdekur’”, shtoi ai.

“Sistemi quhet ‘dora e vdekur’ sepse aktivizohen në kohë reale jo vetëm një raketë”, theksoi Çeku. Çeku nuk mendon se do të përdoren armët nukleare. Nuk besoj se mundet me shku deri aty. Një prej mundësive të largimit të Putinit është se njerëzit e afërt të tij do ta largojnë”, tha Çeku./t7/

Të ngjashme