Zëvendëskryeministri i Çekisë, Vit Rakusan, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.
Rakusan, që është edhe ministër i Brendshëm i Çekisë, ka pritur në takim në Pragë ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë:
Takim me Z. Vit Rakusan, Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Brendshme
Sot pata nderin të takohem me Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Çeke z. Vit Rakusan dhe të falenderoj nga afër për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës si dhe mbështetjen konkrete të presidencës çeke për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
E njoftova lidhur me prioritetet dhe rezultatet e arritura në fushën e luftimit të krimit e korrupsionit, migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës në përgjithësi si dhe angazhimin tonë për të shtyrë përpara proceset e integrimit evropian.
Me këtë rast, Ministri Rakusan përgëzoi institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e parezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.
U dakorduam që dy vendet tona kanë potencial shumë të madh për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha me theks tek bashkëpunimi policor, shkëmbimi i informacioneve dhe fushave tjera me interes të përbashkët për të kontribuuar kështu së bashku për sigurinë në rajon dhe më gjërë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...