Gruaja e kriminelit serb Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan, Svletana Razhnjatoviq-Ceca qëndroi të shtunën në Mitrovicën e Veriut, ku mbajti koncert para disa serbëve të atjeshëm.
Këngëtarja e turbofolkut serb erdhi në Kosovë, përkundër se Ministri jonë i Kulturës kishte thënë fjalë të mëdha se ajo do të bllokohej në kufi.
Ceca gjatë viteve të 90’ta përfaqësonte më së miri shovinizmin serb të asaj kohe. Duket se asgjë nuk ka ndryshuar tek e veja e kriminelit Arkan.
Edhe të shtunën ajo bëri pak politikë në Kosovë.
Në fakt, koncerti i saj tallava, më shumë ngjasonte me një miting politik.
Simpatizuesit e saj, të cilët nuk ishin të shumtë në numër, kishin marr pas vete flamuj serb dhe simbole nacionaliste. Po ashtu në këtë koncert kishte edhe fotografi të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojqiq, i cili po kërkohet nga autoritetet kosovare si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Duke pasur parasysh që prezenca e Cecës është pjesë e protestës KUNDËR taksës 100% të vendosur ndaj produkteve serbe, edhe ata që kishin ardhur për ta dëgjuar, kishin pankarta kundër këtij vendimi.
Nuk vonoi shumë e Ceca u paraqit në skenë.
Në mesin e shumë hiteve, ajo nuk la pa e kënduar edhe këngën e saj të popullarizuar – Kukavicë.
Ajo qëndroi para simpatizuesve serbë për rreth dy orë.
E pasi e përfundoi perfomancën iu drejtua publikut me disa fjalë.
E pak fjalë i tha edhe kur e përfundoj këndimin.
Pas fjalimit, Ceca iu bashkua studentëve serbë në aksionin e tyre simbolik kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosje të taksës 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.
Por duket se koncerti nuk ishte arsyeja e vetme e Cecës për të vizituar Republikën e Kosovës.
Ajo me këtë rast takoi edhe krerët e Listës Serbe.
Arkan ishte vrarë në Beograd para disa vitesh. Ai gjatë viteve të 90-ta me Tigrat e tij famëkeq kishte vrarë civilë në territore të ndryshme të ish Jugosllavisë dhe sidomos në Kosovë.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...