Tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 100 përqind e votave, ku në faqen zyrtare të KQZ’së bëhet e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Dhjetëra mijëra vota janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit. Mbi 40 mijë fletvotime kanë shkuar dëm, që i bie cdo i njëzeti votues.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese 202.968 vota apo 25,48 përqind, ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun, shkruan Gazeta Metro.
Në faqen zyrtare të KQZ’së bëhet e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Vetëvendosje ka dalë e para me 202.968vota apo 25.48 përqind, pasuar nga LDK 197.702 apo 24.82 përqind dhe PDK në vend të tretë me 169.211 apo 21.24 përqind.
Koalicioni AAK-PSD në vend të katërt më 11,57 përqind, pasuar nga Lista Serbe me 6.61 përqind. Rezultat zhgënjyes ka qenë ai për koalicionin NISMA-AKR-PD ku kanë marrë 39.495 vota apo 4.96 përqind.
Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim KQZ do të numërojë edhe votat e diasporës, nga të cilat mund të pritet ndonjë ndryshim i lehtë në përqindjen e partive
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së